Guardiola flet rreth largimit të mundshëm të Leroy Sane

Futboll

Guardiola flet rreth largimit të mundshëm të Leroy Sane

Më: 10 janar 2020 Në ora: 15:27
Leroy Sane

Leroy Sane tash e një kohë të gjatë është i lidhur për një kalim të mundshëm në Bundensligë tek kampioni gjerman, Bayern Munich.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur rreth këtij transferimi, duke u përgjigjur se ai dhe klubin besojnë në kualitetin e tij.

“Ajo është një pyetje për Leroy, agjentin e ti dhe klubin. Unë nuk jam i përfshirë në këtë. Gjëja më e rëndësishme tani është që ai duhet të shërohet. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ai.

“Pas kësaj, ai e di se ne besojmë në të dhe atë që ne mendojmë për të. Pas kësaj kjo varet edhe nga ai dhe vet klubi”, përfundoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat