Real Madridi i rrëmben Barcelonës objektivin

Futboll

Real Madridi i rrëmben Barcelonës objektivin

Më: 11 janar 2020 Në ora: 12:09
Real Madridi i rrëmben Barcelonës objektivin

Real Madridi ka arritur marrëveshjen me Flamengon, për transferimin e talentit brazilian Reinier.

Akordi mes palëve është arritur dhe ditën e sotme lojtari do të kryejë vizitat mjekësore, me ekipin e tij të ri. Ky operacion do i kushtojë Realit plot 35 milionë euro, me futbollistin që shihet si një investim i mirë për të ardhmen.

Zyrtarizimi i transferimit do të vijë në 19 janar, ditë kur Reinier mbush 18 vjeç dhe madrilenët në këtë mënyrë nuk do të kishin probleme me FIFA-n.

Për talentin brazilian interesohej edhe Barcelona, por madrilenët u treguan më të shpejtë për të mbyllur marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat