Inter rrit ofertën për Vidal

Futboll

Inter rrit ofertën për Vidal

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:09
Vidal

Inter janë të vendosur për transferimin e Arturo Vidal.

Ditëve të fundit, tema kryesore e merkatos është Arturo Vidal, emri i të cilit po lidhet me një kalim të mundshëm tek Inter.

Inter tashmë ka një plan të ri për transferimin e kilianit. Ata synojnë të bëjnë pagesën me dy këste.

Sipas medieve spanjolle, fillimisht, Inter do të paguajë 3 milionë euro për huazimin e lojtarit, me opsionin për blerjen e kartonin për 15 milionë euro.

Kjo shifër do të shkonte shumë afër 20 milionë eurove që Barcelona kërkon për lojtarin, por do t’i obligonte katalanët të vendosin obligim për blerjen.

Thuhet se e ardhmja e Vidal varet nga e ardhmja e trajnerit Ernesto Valverde. Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat