Milan është rikthyer te fitorja pas tri xhirosh, duke e mposhtur 0-2 në udhëtim Cagliarin.
‘Rossonerët’ në skuadër Zlatan Ibrahimovicin, kanë bërë reagimin e pritur prej kohësh, duke regjistruar një paraqitje të mirë, në fushën e Cagliarit.
Të dy golat e kësaj ndeshje, Milan i shënoi në pjesën e dytë.
Rafael Leao në minutën e 46’, kaloi në epërsi 0-1 ‘Rossonerët’.
Në një paraqitje kaq të mirë të Milanit, nuk mund të mungonte edhe goli i Zlatan Ibrahimovic.
38 vjeçari u gjetë mirë në zonën e vendasve në minutën e 64’, ku pas një asistimi nga Theo Hernandez, shënoi për 0-2.
Kjo ishte ndeshja e parë titullar e Ibras pas rikthimit te Milan, duke shpërbyler me gol besimin e trajnerit Stefano Pioli.
Në xhiron e ardhshme, Milan në ‘San Siro’ pret Udinesen.