Talenti Lushaku: Prej që kam qenë i vogël kam ëndërruar të jem pjesë e Kosovës

Futboll

Talenti Lushaku: Prej që kam qenë i vogël kam ëndërruar të jem pjesë e Kosovës

Më: 12 janar 2020 Në ora: 07:01
Ismet Lushaku

Ismet Lushaku është në mesin e futbollistëve që është ftuar për herë të parë te Kosova.

19 vjeçari që në Suedi paraqitet te AFC Eskilstuna, është ftuar nga trajneri Bernard Challandes, pikërisht në miqësoren kundër Kombëtares së Suedisë, që luhet ditën e diel.

“Prej që kam qenë i vogël kam ëndërruar të jem pjesë e Kombëtares”, ka deklaruar Lushaku për faqen zyrtare të FFK.

“Jam gëzuar shumë kur jam përfshirë në Kombëtaren U21, derisa ftesa e përzgjedhësit Challandes për këtë ndeshje ka qenë diçka e jashtëzakonshme për këtë fillimviti”.

“Shpresoj se me punë dhe angazhim do të me jepet sërish mundësia për të qenë pjesë e Kombëtares A. Sa i përket përgatitjeve ato kanë shkuar mirë dhe krejt ekipi e ka dhënë maksimumin gjatë këtyre tri ditëve. Besoj që nëse japim 100 përqindshin në fushë do të kemi të fitojmë kundër suedezëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat