Klasikja Roma-Juve, bardhezinjtë synojnë kreun pas gabimit të Interit – formacionet!

Futboll

Klasikja Roma-Juve, bardhezinjtë synojnë kreun pas gabimit të Interit – formacionet!

Më: 12 janar 2020 Në ora: 10:27
Foto ilustrim Juventus dhe Milan

Roma dhe Juventusi mbyllin fazën e tyre të parë me një duel të drejtpërdrejtë, që do të luhet në mbrëmje, në kryeqytet.

Dy skuadrat ndahen nga plot 10 pikë në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A, sidoqoftë, pavarësisht diferencës në tabelën e renditjes, një përballje e tillë konsiderohet një klasike e futbollit italian dhe në mënyrë të kuptueshme tërheq përherë një vëmendje të veçantë në Apenine.

Mbi të gjitha, një sfidë shumë e rëndësishme edhe për vetë objektivat e ndryshme që kanë të dy ekipet, pasi bardhezinjtë synojnë trofeun e nëntë rresht në kampionatin italian, ndërsa verdhekuqtë kanë për objektiv rikthimin në Zonën Champions.

Juve do të kërkojë sonte fitoren për ta pushtuar e vetme pozitën e parë në renditjen e Serie A, për t’i ikur 2 pikë Interit.

Formacionet e mundshme:

Roma (3-5-2): Lopez; Cetin, Smalling, Mancini; Florenzi, Diawara, Veretout, Kolarov; Zaniolo Pellegrini; Dzeko.

Juventus (4-3-1-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Alex Sandro; Rabiot, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Ronaldo, Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat