Një driblim spektakolar! i ngjashëm si Maradona, duke marrë topin thuajse në mbrojtjen e Romës dhe duke ecur me top në këmbë për rreth 60 metra dhe duke dribluar pesë futbollistë, deri te faulli final i De Ligt, ku edhe gjuri nuk i mbajti dhe ra në tokë.
Nicolo Zaniolo ka shfaqur të gjithë potencialin e tij në Roma-Juventus dhe tregon se konsiderohet si një ndër talentet italiane më të rëndësishme në panoramën europiane...
Por, dëmtimi i rëndë mund ta mbajë jashtë gjatë.