Simeone tregohet fantastik, zbulon çfarë i tha Valverdes për atë ndërhyrje të qëllimshme

Futboll

Simeone tregohet fantastik, zbulon çfarë i tha Valverdes për atë ndërhyrje të qëllimshme

Më: 13 janar 2020 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

“I thash se do ta kishim bërë të gjithë atë që bëre ti”, Simeone i ka dalë në krah Fede Valverdes.

Real Madridi është kampion i Superkupës së Spanjës. Los Blancos e nisën vitin 2020 me trofe.

Madridi e mposhti në finale Atletico Madridin vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi 0-0.

Më meritori ndoshta pse ndeshja shkoi në penallti, dhe ndoshta pse Reali është kampion, natyrisht, mund të jetë Fede Valverde.

Pak minuta pasi të përfundojë gjithçka dhe fituesi të caktohet nga penalltitë, Atletico kishte një shans të artë me Alvaro Moratan e vetmuar që po shkonte drejt Thibaut Courtois dhe me klasin që ka spanjolli, edhe mund ta kishte dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë, edhe pse 21-vjeçar, Valverde në ato momente u sakrifikua, ndërhyri qëllimshëm nga prapa në Moratan, duke shpëtuar ekipin, por duke dënuar veten, pasi u përjashtua me të kuq, çka edhe krijoi pakënaqësi dhe tollovi te futbollistët kundërshtar dhe nisi menjëherë një zënkë mes tyre në fushë.

Megjithatë, ai është mbrojtur nga të gjithë, madje, është edhe Diego Simeone që beson se nuk ka për çfarë të kritikohet Valverde.

“Ishte momenti më i rëndësishëm i ndeshjes”, tha Simeone, kur u pyet për incidentin, pas ndeshjes.

“I thash mos u brengos. Unë i thashë atij se të gjithë do ta kishim bërë të njëjtën gjë po të kishim qe në vendin e tij. I thash se edhe unë do ta kisha bërë”.

Për Zizun ishte finalja e nëntë në stolin e Realit, i ka fituar të gjitha – statistika që tregojnë se francezi jo rastësisht fitoi tre herë me radhë Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat