Christian Eriksen ka pranuar ofertën e Interit dhe do t’i bashkohet gjatë këtij muaji.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka shkruar në Tëitter se mesfushori danez ka pranuar ofertën e klubit italian dhe se kanë filluar bisedimet me Tottenhamin për shumën e 20 milionë eurove.
Sipas tij, Interi ka filluar bisedimet me Tottenham duke i ofruar dhjetë milionë euro, por klubi anglez dëshiron 20 milionë.
Christian Eriksen has just accepted to join Inter on January - he’d like to move immediatly and is “ready to agree” personal terms.
Eriksen i cili ka refuzuar vazhdimisht rinovimin e kontratës me klubin anglez, këtë edicion nuk ka qenë në formën e tij më të mirë.
Mesfushori danez 27 vjeçar këtë sezon në Premier Ligë ka zhvilluar 18 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dhuruar dy asistime.