Chelsea tërhiqet nga interesimi për Aken e Wilsonin - Bota Sot
Chelsea tërhiqet nga interesimi për Aken e Wilsonin

Futboll

Chelsea tërhiqet nga interesimi për Aken e Wilsonin

Më: 15 janar 2020 Në ora: 10:07
Callum Wilson.

Chelsea s’pritet ta shfrytëzojë mundësinë për ta kthyer Nathan Ake në skuadër për 40 milionë funte dhe nuk do të bëjë ofertë për bashkëlojtarin e tij në Bournemouth, Callum Wilson.

Klubi londinez kishte qenë duke i mbikëqyrur mbrojtësin Ake dhe sulmuesin Wilson, mirëpo tani e ka zhvendosur vëmendjen te disa lojtarë të tjerë.

Ake kishte luajtur në Stamford Bridge nga viti 2011 deri më 2017, por kthimi i tij pritej të kompletohej këtë janar, pasi Chelseat iu largua dënimi nga FIFA për të mos blerë futbollistë.

Holandezi kishte qenë në akademinë e Chelseat që nxori disa lojtarë të cilët tani po kanë sukses në ekipin e parë me Frank Lampardin, si Tammy Abraha, Fikayo Tomori dhe Mason Mount.

Ndërkohë, Wilson kishte qenë në listën e të kërkuarve të Chelseat që një kohë të gjatë. Por, tani klubi ka ndryshuar mendje pasi që lojtari s’ka arritur të shënojë gol në ligë që nga 28 shtatori.

Këto lajme e kanë gëzuar trajnerin e Bournemouthit, Eddie Howe, i cili do të mundë të vazhdojë të mbështetet në ndihmën e këtyre dy futbollistëve deri në fund të sezonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat