Ardhja e Ibrahimoviqit, ringjallë edhe Piatekun - Bota Sot
Ardhja e Ibrahimoviqit, ringjallë edhe Piatekun

Futboll

Ardhja e Ibrahimoviqit, ringjallë edhe Piatekun

Më: 16 janar 2020 Në ora: 09:25
Zlatan Ibrahimoviqi

Milani shënoi fitoren e dytë radhazi, ku këtë herë mposhti Spalin me rezultat 3-0 në ndeshjen e Kupës së Italisë.

Ardhja e janarit, Zlatan Ibrahimoviqi nuk u paraqit në këtë sfidë dhe në sulm luajti Piateku.

Por polaku bëri një paraqitje shumë të mirë, ndryshe nga pjesa tjetër e sezonit kur ishte në “hije”.

Ardhja e suedezit në “San Siro” duket se ka shtuar rivalitet në sulm dhe i ka dhënë energji edhe Piatekut.

Milani luan të dielën kundër Udineses në ndeshjen e Series A.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat