U largua mes lotëve nga Barcelona - Bota Sot
U largua mes lotëve nga Barcelona

Futboll

U largua mes lotëve nga Barcelona

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:28
U largua mes lotëve nga Barcelona

Ish-trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde do të pushojë deri në verë dhe sipas zërave të merkatos europiane, ai pritet të drejtojë sezonin e ri një skuadër të kampionatit anglez.

“Sportsmail” raporton se 55-vjeçari e flet shumë mirë gjuhën angleze, ndërsa zbulon një prapaskenë në vitin 2016 se Roman Ambramoviç e refuzoi teknikun spanjoll për të drejtuar “Blutë e Londrës”.

Fundi i këtij sezoni do të sjellë padyshim edhe fytyra të reja në pankinat e shumë ekipeve të kontinentit të vjetër dhe në Angli, Valverde pëlqehet shumë.

Lamtumira e tij nga Barcelona ishte prekëse teksa gjatë përshëndetjes me lojtarët e tij, ai qau.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat