Xavi tregon se pse e refuzoi Barcelonën

Futboll

Xavi tregon se pse e refuzoi Barcelonën

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:34
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez konsiderohej si kandidati kryesor për të drejtuar skuadrën e Barcelonës, pas largimit të Ernesto Valverdo-n por spanjolli nuk e pranoi detyrën.

Xavi aktualisht drejton skuadrën e Al-Saad dhe në një intervistë për “Mundo Derportive” ka treguar arsyen se pse e ka refuzuar ofertën e skuadrës së Barçës për ta drejtuar atë.

“Pata një ofertë nga Barcelona, ku më kontaktoi Eric Abidal dhe Oscar Gray por nuk e pranova atë. Motivi për mua është i thjeshtë. Nuk jam ende gati për të drejtuar një klub të madh si Barcelona, por kjo do të jetë ëndrra ime për të ardhmen”, tha Xavi.

Kujtojmë që Barcelona tanimë ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, Quique Setien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat