Hana i bashkohet SK Hansa-s

Futboll

Hana i bashkohet SK Hansa-s

Nga: K. G. Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:03
Hana i bashkohet SK Hansa-s

Futbollisti i talentuar i 2 Korrikut të Prishtinës, Guri Hana, do të vazhdojë karrierën në Gjermani.

“Hana nënshkroi kontratë me klubin gjerman, Luneburger SK Hansa.  Guri ka bërë hap të madh në karrierën e tij, duke kaluar në futbollin gjerman, kalim ky më se i merituar, i cili tash e disa vite ishte pjesë e klubit të futbollit 2 Korriku.

Guri madje ishte edhe kapiten i grupmoshës U19, ku ishte ndër më të dalluarit me paraqitjet e tij.

Klubi i futbollit 2 Korriku i uron suksese të mëtutjeshme Gurit, me shpresën se ai do të vazhdoj të punoj intensivisht dhe të korr sa më shumë suksese në të ardhmen”, njofton 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat