Mbyllet pas vetëm 6 muajsh aventura e dytë italiane për Jesion Murillon.
Mbrojtësi kolumbian është larguar zyrtarisht nga Sampdoria për t’u rikthyer në La Liga pasi është transferuar në formë huazimi te Celta Vigo.
Kjo me klubin nga Balaidos do të jetë eksperienca e 4-t në Primera Division për ish-mbrojtësin e Interit i cili më parë është aktivizuar edhe te Granada, Valencia e Barcelona.
Te Celta Vigo, Mourinho është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerjeje.