Një tjetër futbollist i Shqipërisë në Llap - Bota Sot
Një tjetër futbollist i Shqipërisë në Llap

Futboll

Një tjetër futbollist i Shqipërisë në Llap

Më: 18 janar 2020 Në ora: 11:04
Një tjetër futbollist i Shqipërisë në Llap

Një tjetër futbollist i Superiores “emigron” në futbollin e Kosovës. Ersil Ymeri nënshkruan kontratë 6-mujore me skuadrën e Llapin me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit tjetër.

Mesfushori i qendrës u bë zyrtarisht pjesë e skuadrës nga Podujeva. 25-vjeçari nga Shkodra iu bashkua pjesës tjetër të ekipit në Durrës për fazën përgatitore.

Ymeri fillimisht është aktivizuar te Veleçiku dhe Kamza në Kategorinë e Parë në Shqipëri, më pas me kamzalinjtë në Superiore, për t’iu bashkuar më vonë Kastriotit dhe së fundmi Laçit.

Gjatë karrierës së tij në Superiore ka mundur të realizojë 6 gola, 2 me Kamzën e 4 me Kastriotin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat