Celina asiston për Swansean, Nuhiu përjeton debakël në Angli

Futboll

Celina asiston për Swansean, Nuhiu përjeton debakël në Angli

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:13
Celina asiston për Swansean, Nuhiu përjeton debakël në Angli

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, me Swansean arkëtuan tri pikë domethënëse, duke e mposhtur me 2:1 Wigan-in. Celina luajti titullar dhe asistoi për fitoren e skuadrës së tij, kur shënon Ajew në minutën e 67-të.

Për Swansean shënuan Brewster (19’), Ajew (67’) dhe për Wigan-in Byrne (16’). Pas 28 javëve në Championship (liga e dytë angleze) Swansea është në vend të pestë me 45 pikë dhe Wigan i 23-ti me 23 sosh.

Sheffield Wed si vendas përjetoi debakël me 5:0 nga Blackburn. Nga minuta e 23-të vendasit mbeten pa një lojtar kur Luongou u përjashtua nga loja me karton të kuq, ku ishte një epërsi numerike për Blackburn.

As sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, që u fut në lojë në minutën e 37-të, nuk kishte fuqi të bënte asgjë kundër Blackburnit. Sheffield Wed është vend të dhjetë me 42 pikë dhe një pozitë me poshtë Blackburn me 40.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat