Chelsea ‘steril’, mposhtet nga Newcastle në frymën e fundit

Futboll

Chelsea ‘steril’, mposhtet nga Newcastle në frymën e fundit

Më: 18 janar 2020 Në ora: 20:38
Foto nga ndeshja

‘Blutë’ e Londrës janë mposhtër ndaj skuadrës së Newcastle, me rezultatin minimal 1:0.

Chelsea pati mundësitë përmes Tammy Abraham dhe Emerson Palmieri, por topi nuk gjeti rrjetën.

Edhe Newcastle rrezikoi kohë pas kohe, por nuk kishte asnjë rast që u konkretizua, deri sa erdhi ai i minutës së 93′.

Ishte Isaac Hayden ai që shënoi golin që pati vlerën e tri pikëve për Newcastle, duke vulosur kështu fatin e takimit.

Me këtë humbje, Chelsea mbetet me 39 pikë, në pozitën e katërt në tabelë.

Newcastle në anën tjetër numëron 29 pikë për pozitën e 12-të në klasifikimin e kampionatit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat