Futbollisti i mirënjohur shqiptar nënshkruan për Arbërinë - Bota Sot
Futbollisti i mirënjohur shqiptar nënshkruan për Arbërinë

Futboll

Futbollisti i mirënjohur shqiptar nënshkruan për Arbërinë

Më: 19 janar 2020 Në ora: 19:46
Futbollisti i mirënjohur shqiptar nënshkruan për Arbërinë

Arbëria e Dobrajës ka arritur marrëveshje me futbollistin e mirënjohur shqiptar, Lauren Ismailaj.

Ismailaj, i cili së fundmi ka luajtur te Dinamo e Tiranës, ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Lipjan.

Ismailaj ka një karrier të jashtëzakonshme pasi ai ka qenë pjesë e shumë klubeve të famshme si Drita, Partizani, Feronikeli, Vlora dhe Dinamo Tirana.

Ismailaj, një futbollist 24-vjeqar, shihet shpresë e madhe e klubit lipjanas për t'i arritur synimet e këtij edicioni për t'u kthyer në Superligën e Kosovës.

"Donatoret, Kryesia, shtabi teknik, lojtaret dhe tifozeria "Stuhia e Kuqe", kanë mirëpritur një transferim gjigand si Ismailaj. Lojtarit në fjalë i dëshirojn shëndet dhe suksese!", thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat