I vdiq mamaja para disa ditësh, luftëtari i Barcelonës e nis si titullar - Bota Sot
I vdiq mamaja para disa ditësh, luftëtari i Barcelonës e nis si titullar

Futboll

I vdiq mamaja para disa ditësh, luftëtari i Barcelonës e nis si titullar

Më: 19 janar 2020 Në ora: 21:52
Pamje nga ndeshja

Sergio Roberto mund të jetë duke kaluar disa nga momentet më të vështira të jetës. Mamaja e tij u nda nga jeta më 28 dhjetor. Maria Rosa nuk ia doli do të fitonte betejën me një sëmundje të rëndë që po e luftonte prej kohësh.

Ajo vdiq në moshën 59-vjeçare, ndërsa djali i saj zbriti sot në fushë nga minuta e parë.

27-vjeçari u përzgjodh si titullar nga trajneri Setien dhe po luan në Camp Nou.

Image

Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Granadas nisi me një minutë heshtje. Setien po bën debutimin e tij në krye të stolit katalanas. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat