Cavani dorëzon kërkesën për transfer në PSG - Bota Sot
Cavani dorëzon kërkesën për transfer në PSG

Futboll

Cavani dorëzon kërkesën për transfer në PSG

Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:43
Edison Cavani

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka thënë se Edinson Cavani ka dorëzuar kërkesën për largim nga skuadra

Kontrata e Cavanit skadon në fund të sezonit por sulmuesi uruguaian dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Shefi i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin është takuar me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi në Paris të martën për të diskutuar marrëveshjen për Cavanin, por Leonardo ka thënë se oferta e tyre është refuzuar.

Duke folur pas fitores në Kupën e Francës të PSG-së kundër Lorientit të dielën, Leonardo tha se “Ne gjithmonë kemi thënë të njëjtën gjë”.

“Ne shpresojmë që ai të rri në klub, por sot ka kërkuar largim”.

“Ne po e analizojmë situatën. Ne kishim një propozim nga Atletico Madrid, por ky propozim nuk parkon me vlerën e lojtarit tonë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat