Real Madrid është në kërkim të forcimit të mesfushës dhe futbollisti që duan të nënshkruajnë me të është Donny van de Beek.
Van de Beek luan tek skuadra e Ajax dhe është një ndër lojtarët kyç.
Në mediet spanjolle u raportuar se Van de Beek po kalon te madrilenët, mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar lojtari.
“Nuk ka asgjë zyrtare (me Real Madridin). Nuk ka kontratë, Nuk ka situatë. Nuk ka ndryshuar asgjë në këtë sezon”, ka thënë ai para gazetarëve.
Nëse skuadra spanjolle arrin marrëveshje me lojtarin, atëherë Ajaxi do të përfitojë 55 milionë euro nga kartoni i tij.