Skënder Shengyli emërohet trajner te skuadra e madhe

Futboll

Skënder Shengyli emërohet trajner te skuadra e madhe

Më: 20 janar 2020 Në ora: 23:59
Skënder Shengyli

Trajneri i mirënjohur, Skënder Shengyli i është rikthyer punës.

"Timonieri" prizrenas është emëruar trajner i Lirisë së Prizrenit, skuadër e cila në këtë edicion po garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Lajmi konfirmohet nga vet Shengyli.

"Sonte jam emëruar trajner i Lirisë. Shpresojë se do t'i arrijmë objektivat që i kemi", tha Shengyli.

Ai ka nisur që t'i kontaktojë disa futbollistë në mënyrë që të bëhet një skuadër e fortë për elitë në pranverë.

Shengyli gjatë karrierës së tij e ka drejtuar disa herë Lirinë.

Ai ka punuar edhe te Vëllaznimi, Ballkani e Prishtina në të kaluarën.

Liria do ta nis stinorin pranveror nga pozita e tretë me 26 pikë të grumbulluara, dy më pak se lideri Besa e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat