"Unë vdisja në fushë, kurse ata...", ish-lojtari i Milanit nxjerr të palarat kuqezi!

Futboll

"Unë vdisja në fushë, kurse ata...", ish-lojtari i Milanit nxjerr të palarat kuqezi!

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:03
Fabio Borini

 

Fabio Borini u largua nga Milani gjatë merkatos së janarit duke prishur kontratën teksa shënoi që në debutim te Verona.

Në një intervistë sulmuesi italian rrëfen aventurën kuqezi dhe ka nota kritike:

"Te Milani ka shumë gjëra që shkojnë dhe të tjera që nuk shkojnë! Përpara se të largohesha fola me drejtuesit dhe konkorduam se fakti që luaja në shumë role nuk ishte pozitiv për mua.

Unë vdes në fushë sa herë që zbres, jap më shumë se maksimumin. Nuk mund të shtoj më shumë, ashtu si mund të them që te Milani të tjerë nuk e bënin aspak këtë gjë...".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat