Teksa vënia e basteve sportive është e ndaluar me ligj në Shqipëri, ky fenomen gjen ende vend përmes faqeve online të huaja.
Në Korçë është arrestuar një 24-vjeçar, i cili është futbollist i ekipeve të moshave në këtë qark, pasi në një lokal në fshatin Barç kishte krijuar kushtet e nevojshme, duke ngritur një bazë të bastesve sportive.
Futbolliti Holtian Xhangolit është i regjistruar edhe në sektorin e garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa është zbuluar nga policia, se kryen aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive .
Holtian Xhangolli akuzohet për veprat penale të “Organizim i lotarive të pa lejuara”,”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Sipas një raporti të policisë, në 14 janar 2020 gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që është në përdorim nga Holtian Xhangoli u konstatua se në këto ambiente organizoheshin lojëra fati të paligjshme, si dhe nuk ishte i regjistruar si biznes në organet kompetente.
Policia sekuestroi celularin e të riut në të cilën u gjend në njërën prej faqeve, një link që i përket një faqeje sportive.
Në rubrikat e saj shihen biletat e luajtura, bilancet, shumat e luajtura si dhe në rubrikën e mesazheve dhe “Whtasapp ka përmbajtje me vënie bastesh online, të cilat janë fotografuar nga eksperti dhe janë marrë nën cilësinë e provës materiale, njofton Report.