Momente paniku ka kaluar sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz, ku ka qenë viktimë e një grabitjeje në mesditën e sotme.
Sipas mediave spanjolle, sulmuesi ishte në një dyqan luksoz së bashku me të dashurën e tij, por në dalje të dyqanit i ka ndodhur e papritura.
Një grabitës po i priste aty dhe iu ka marrë me forcë çantat që ata mbanin në dorë dhe ka ikur me vrap. Menjëherë pas kësaj futbollisti e ka ndjekur me vrap hajdutin, teksa në ndihmë të tij kanë ardhur edhe disa dëshmitarë që ishin atje.
Këta të fundit kanë nisur të ndjekin grabitësin së bashku me Mariano Diaz, me grabitësin që është trembur dhe i ka hedhur në tokë çantat duke u larguar me shpejtësi.