Pas triumfit në Copa del Rey deklarohet Zidane: Ishte një natë e vështirë, rëndësi ka kualifikimi tutje

Futboll

Pas triumfit në Copa del Rey deklarohet Zidane: Ishte një natë e vështirë, rëndësi ka kualifikimi tutje

Më: 22 janar 2020 Në ora: 23:48
Zinedine Zidane

Real Madrid nuk e ka pasur aspak të lehtë udhëtimin te Unionistas, klub ky që menaxhohet nga tifozët.

Los Blancos fituan me shifrat 1:3 për t’u kualifikuar në fazën 1/8 të Kupës së Mbretit.

Gareth Bale  zhbllokoi rezultatin, para se Romero Morillo  të befasonte të gjithë duke barazuar 1:1.

Gjithsesi, Gongora realizoi një autogol qesharak për t’i dhënë epërsinë sërish mysafirëve.

Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, i cili e ka  cilësuar ndeshjen e sotme si shumë të vështirë.

“Ne kishim një natë të komplikuar. Ishte normale, fusha nuk ishte e përshtatshme për lojën që e bëjmë ne, mirëpo rëndësi ka fitorja dhe kualifikimi për raundin tjetër”, deklaroi Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat