'Ushtari” i Maduros'

Futboll

'Ushtari” i Maduros'

Më: 23 janar 2020 Në ora: 10:39
'Ushtari” i Maduros'

Legjenda e futbollit aergjentinas, Diego Armando Maradona, ka udhëtuar për në Venezuelë për të vizituar mikun e tij dhe presidentin Venezuelës, Nicolás Maduro.

Maradona, i cili e ka quajtur veten “ushtar” të Maduros, ka mbështetur publikisht disa politikanë të “Lëvizjes Bolivariane”, duke përfshirë edhe paraardhësin e Maduros, të ndjerin Hugo Chávez, dhe ish-liderin kuban të ndarë nga jeta, Fidel Castro, imazhin e të cilit Maradona e ka bërë tatuazh në këmbën e tij.

Venezuela është në kërkim të një trajneri për përfaqësuesen e futbollit, disa javë pasi trajneri i kombëtares, Rafael Dudamel, ka dhënë dorëheqjen.

Prania e Maradonës në Caracas të bën të mendosh se ka të bëjë pikërisht me këtë çështje, pra me emërimin e tij të mundshëm trajner i kësaj skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat