Serbi që la Beogradin, refuzoi klubet serbe për shqiptarët!

Futboll

Serbi që la Beogradin, refuzoi klubet serbe për shqiptarët!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:37
Serbi që la Beogradin, refuzoi klubet serbe për Besëlidhjen!

Është interesant me serbin e lindur në vitin 1995 në Beograd, Gjorgje Vukashinoviq, që vendosi t’i bashkohet skuadrës me emrin aq shqip, Besëlidhja nga Lezha. Ky lajm jepet edhe nga sporti ditor i Beogradit “Sportski Zhurnal”.

“Portieri Gjorgje Vukashinoviq (24) ka luajtur një rol të madh në ekipin Singjeliq për dy vjet e gjysmë, pas një aventure në Sopot, IM Rakovica, Karagjorgje nga Topola dhe Radniçkin nga Obrenovci, tani është anëtar i Besëlidhjes nga Lezha, klub nga Shqipëria”, shkruan mes të tjera mediumi serb.  

Edhe vet Vukashinoviqi e pranon se u prit mirë nga klubi shqiptar që po lufton për t’u ngritur në elitën e futbollit: “Drejtuesit e klubit më mirëpritën në mënyrë të shkëlqyeshme, kushtet e punës janë të shkëlqyera.

Këtu janë tre serbë të tjerë  Dimitrije Çokiç, Milan Gjorgjeviq dhe Ivan Jovanoviq, kështu që është më e lehtë për mua të adaptohem në mjedisin e ri. Kishte oferta nga Serbia, por zgjodha zgjidhjen më të mirë”.  Klubet shqiptare i kanë kushtet me të mira se ato në Serbi, duke iu referuar edhe deklaratës së këtij portierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat