“I mrekullueshëm për atë rol”; Rivaldo i sugjeron Barçës zëvendësuesin e Suarez

Futboll

“I mrekullueshëm për atë rol”; Rivaldo i sugjeron Barçës zëvendësuesin e Suarez

Më: 25 janar 2020 Në ora: 07:04
Suarez

Edinson Cavani do të ishte një përforcim i mrekullueshëm për sulmin e Barcelonës", - thotë Rivaldo, me katalanasit në hall, pas dëmtimit të Luis Suarez, i cili e ka mbyllur këtë sezon. Nga ana tjetër, gjiganti tjetër nga Uruguaji nuk ka pasur hapësira aktivizimi te PSG, ndaj po kërkon largimin. Atletico Madridi thuhet se është pas golashënuesit më të mirë në historinë e kryeqyetasve francezë.

Kampionët në fuqi të La Liga-s e shohin veten të zbuluar në majën e sulmit, pa një “9” të sprovuar, ndaj mund ta zgjidhin problemin me bashkatdhetarin e Suarez.

Rivaldo mendon se duhet të merret seriozisht kjo pistë nga katalanasit. Si një nga ikonat e dikurshme në “Camp Nou”, ai bëri sugjerimin e tij: “Cavani do të ishte një përforcim i mrekullueshëm për sulmin e Barcelonës, tani që Suarez duhet të qëndrojë jashtë fushave për mjaft kohë. Në fund të fundit, Cavani është një top-sulmues, që ka spikatur gjithmonë me golat e tij, në ligat më të mira të Europës. Ai duket afër largimit nga PSG dhe do të ishte një mundësi shumë e mirë”.

Ndërsa Cavani mund të hynte në listën e dëshirave të Barcelonës, ka një numër opsionesh të tjera për t'u shqyrtuar për këtë pozicion. Është sugjeruar edhe gabonezi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang. Po ashtu, në radar është edhe ylli i Valencias, Rodrigo Moreno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat