Sulmuesi i krahut të skuadrës Paris Saint Germain, Neymar, ia ka dedikuar golin e dytë, të shënuar nga penaltia, basketbollistit tashmë të ndjerë, Kobe Bryant.
Neymar pas shënimit të penaltisë iu është drejtuar publikut, duke ngritur gishtat lart në qiell, në shenjë ngushëllimi ndaj legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.
Ky veprim ka ndodhur përgjatë ballafaqimit të ekipit lider në ligën e Francës me Lille, e cila aktualisht është me rezultat 0-2.
Dy golat e Neymar janë ato që po ia inkasojnë fitoren Paris Saint Germain.
Neymar’dan Kobe’ye selam: Respect! ?? pic.twitter.com/Sv6s4dZVLF
— L'écho Sport? (@lechosport) January 26, 2020