Çudit Manchester Utd - Bota Sot
Çudit Manchester Utd

Futboll

Çudit Manchester Utd

Më: 28 janar 2020 Në ora: 11:42
Çudit Manchester Utd

Manchester United ndryshon mendim për Alexis Sanzhes. Sikurse raporton “DailyMail”, “Djajtë e Kuq” janë të vendosur t’i japin një tjetër mundësi sulmuesit kilian në “Old Trafford”, pavarësisht se u largua si dështim gjatë verës së kaluar.

31-vjeçari aktualisht është me huazim tek Interi në Serinë A, por drejtuesit e Manchester United kanë në plan ta riintegrojnë sulmuesin në skuadër gjatë verës së ardhshme, duke hedhur poshtë kështu mundësinë e shitjes së tij në një klub tjetër.

“DailyMail” zbulon se Sanchez do të udhëtojë me skuadrën për fazën parasezonale, për të qenë gati për sezonin e ardhshëm. Kontrata e tij me United zgjat deri në verë të vitit 2022.

Përvoja e tij tek Interi nuk nisi ashtu sikurse e kishte planifikuar, pasi pësoi një dëmtim që e mbajti për një kohë të gjatë larg fushave të blerta. Ai u rikthye nën urdhrat e Contes javën e kaluar, kur u përdor si zëvendësues në barazimin 1-1 përballë Cagliarit.

Sanchez u bashkua me Manchester Unitedi në janar 2018 në një marrëveshje shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryan (armeni shkoi tek Arsenali), nga kjo lëvizje ai përfitoi një pagë të lartë prej 500 000 stërlinash në javë.

Marrëveshja nuk funksionoi për asnjë nga lojtarët në fjalë, por veçanërisht Sanchez u kritikua gjerësisht për formën që tregoi në “Old Trafford”.

Sanchez u largua nga United pasi kishte shënuar vetëm pesë gola në 45 paraqitje për klubin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat