Paçarada fenomenal në Gjermani, shënon për fitoren e Sandhausenit

Futboll

Paçarada fenomenal në Gjermani, shënon për fitoren e Sandhausenit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2020 Në ora: 22:25
Leart Paçarada

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, së bashku me mesfushorin Besar Halimin, me Sandhausenin e nisen furishëm pjesën e dytë te kampionatit në Bundesliga II në Gjermani.

Paçarada shënon nga penalltia për fitoren e madhe në udhëtim me 3:1 ndaj Osnabruck në takimin e javës së 19-të. Në minutën e 45+5 penallti. Paçarada godet e mbron portieri rival por përsëritet penalltia. Sepse portieri Kuhn lëvizi para se të jep shenjë gjyqtari dhë ndëshkohet me karton të kuq. Paçarada sërish godet nga penalltia, topi në këndin e djathtë e portieri në të majtë, 0:1.

Në minutën e 47-të Bashkim Ajdini nga rreth 15 metra shënon gol të bukur dhe barazohet rezultati. Behrens në minutën e 60-të dhe në atë të 74-ën shenon për 1:3. Paçarada dhe Halimi luajtën standardë e treguan angazhim të madh. Halimi zëvendësua në minutën e 83-të.

Paçarada ishte fenomenal dhe me Behrensin i siguruan fitore të madhe skuadrës së tyre. Ajdini luajti i plot për Osnabruck por mbeten duarbosh para tifozëve të tyre. Sandhausen renditet në vend të tetë me 27 pikë dhe ka një më shumë se Osnabruck një pozitë me poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat