Man City në finale – United fitore për statistika

Futboll

Man City në finale – United fitore për statistika

Më: 29 janar 2020 Në ora: 23:26
Pamje nga ndeshja

Manchester City është kualifikuar në finale të Kupës së Ligës (Carabao Cup) dhe për kundërshtar do ta ketë klubin me traditë në futbollin anglez, Aston Villa.

Man City edhe pse në këtë ndeshje pësuan humbje me rezultat minimal 0:1, nga rivalët e qytetit Man Utd. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mesfushori serb Nemanja Matic.

Por, falë rezultatit të ndeshjes së parë që City e kishte fituar 3:1 në Old Trafford, ka kaluar tutje në finale.

Futbollistët e trajnerit spanjoll Pep Guardiola, shfaqen klasin e tyre duke krijuar raste të rrezikshme për gol.  Sergio Aguero, Riyad Mahrez dhe Raheem Sterling kishin raste të mira, por nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetën e De Dea, i cili ishte në formë të lartë.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë. “Qytetarët e zhurmshëm” tentuan ta barazojnë rezultatin në pjesën e dytë por pa sukses.

United mbeti me 10 lojtarë, pasi që Matic u ndëshkuar dy herë me kartonë të verdhë.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Ole Gunnar Solskjaer si mysafir ndaj Pep Guardiolës, duke u bërë trajneri i tretë që e arrin këtë. Para tij, e kanë bërë Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho.

Aston Villa në gjysmëfinale eliminoi Leicester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat