FC Kosova fiton tri trofetë kryesore

Futboll

FC Kosova fiton tri trofetë kryesore

Më: 30 janar 2020 Në ora: 10:16
FC Kosova fiton tri trofetë kryesore

Në një mbrëmje të organizuar nga Kryesia e FFSHGJ, u shpallen më të mirët për vitin 2019. Në një konkurrencë mjaft të madhe Komisioni i përbërë nga Miftar Dragidella, Mustafë Bellaina dhe Haki Qallakaj vendosi që tri shpërblimet kryesore t´i takojnë klubit FC Kosova München.

Kështu futbollisti më i mirë i vitit u shpall Fazli Mulaj (FC Kosova München), trajneri më i mirë Bajram Kaqkini (FC Kosova München) dhe në fund edhe FC Kosova München u shpall klubi më i mirë shqiptar në Gjermani për vitin 2019, ndërkaq punëtori më i mirë sportiv u shpall Mustafë Bellaina nga FC Kastrioti Stukenbrock.

Në solemnitetin e shpalljes së më të mirëve dhe me një darkë të begatë, mori pjesë edhe Znj. Fatmire Musliu, konsulle e përgjithshme e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt.

Kupat dhe mirënjohjet i ndanë: Miftar Dragidella, Fatmir Nuiqi, Bujar Neziri, Shaip Mushkolaj, Bashkim Ahmeti, Shaban Bytyqi, Haki Qallakaj, Afrim Osmanaj, Mustafë Bellaina, Enver Muzliukaj, Ruzhdi Statovci e Fatmire Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat