Coronavirus prek futbollin

Futboll

Coronavirus prek futbollin

Më: 30 janar 2020 Në ora: 10:42
Coronavirus prek futbollin

Federata e Futbollit e Kinës  ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e futbollit për shkak të shpërndarjes së shpejtë të koronavirusit.

Numri total i personave që janë konfirmuar se kanë vdekur nga ky patogjen i identifikuar së fundi në Kinë është ngritur në 170.

Autoritetet shëndetësorë të Kinës kanë thënë se 7711 persona të tjerë janë të infektuar nga ai virus, më së shumti në provincën Hubei, përderisa persona të infektuar janë raportuar në të paktën edhe 15 vende të tjera.

Virusi e ka pasur një ndikim të madh edhe në botën e sportit në Kinë, pasi që shumë evente janë anuluar dhe ekipi kombëtar Olimpik i vendit është izoluar në Australi.

Të enjten, CFA-ja bëri të ditur përmes një deklarate të lëshuar në website zyrtar se ndeshjet e futbollit, të të gjitha niveleve, janë shtyrë me qëllim që të ndihmohet kontrollimi i shpërndarjes së virusit.

“Federata e Futbollit e Kinës do ta vazhdojë të mbajë komunikim të afërt me autoritetet kombëtare dhe do të bëjë përshtatje të arsyeshme në organizatë, orar dhe në nivelin e ndeshjeve, kur të jetë e nevojshme”, thuhet në atë deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat