Zyrtare: Rojo e lë Man Unitedin përkohësisht dhe kthehet në Estudiantes

Futboll

Zyrtare: Rojo e lë Man Unitedin përkohësisht dhe kthehet në Estudiantes

Më: 30 janar 2020 Në ora: 15:54
Marcos Rojo

Mbrojtësi argjentinas i Manchester Unitedit, Marcos Rojo, e ka kompletuar marrëveshjen për t’u kthyer aty ku e kishte nisur karrierën, te Estudiantes, pasi që e ka pasur të vështirë të gjejë vend në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

29-vjeçari ka qenë duke e kërkuar largimin nga Old Traffordi që një kohë të gjatë, përkundër dashurisë së tij të madhe për klubin anglez, dhe do të jetë i huazuar për një kohë të shkurtë.

Gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, ai kishte qenë afër transferimit në Everton, megjithatë marrëveshja dështoi se Rojo u detyrua të pranojë ta luajë një rol të vogël në këtë sezon me Manchester Unitedin.

Ai i ka bërë vetëm nëntë paraqitje gjatë gjithë sezonit, për herë të fundit në nëntor. Megjithatë, tani atij i është plotësuar dëshira që të ketë mundësi ta dëshmojë veten diku tjetër.

Rojo ka arritur marrëveshje të kthehet në Estudiantes, ku kishte luajtur mes viteve 2008 dhe 2011, duke i bërë 43 paraqitje, para se ta fillonte aventurën në Evropën me Spartak Moskën në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat