Muller i hapur për largimin nga Bayern

Futboll

Muller i hapur për largimin nga Bayern

Më: 30 janar 2020 Në ora: 19:37
Thomas Muller

Thomas Muller është duke shqyrtuar mundësitë për të ardhmen e tij.

Ylli gjerman, i cili aktualisht paraqitet me Bayern Munich, nuk është krejtësishti vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen e karrierës së tij prej futbollisti.

‘Bild’ bën të ditur se Muller është i hapur për mundësinë e largimit nga Bayern Munich, gjatë këtij viti.

30 vjeçari është i frustruar me mungesën e pozitës së titullarit në formacionin e bavarezëve dhe mund të kërkojë një largim nga ‘Allianz Arena’.

Muller ka gjetur rrugën e golit katër herë në 19 paraqitje në Bundesliga këtë edicion.

Mbetet të shihet nëse ndonjë ofertë do të mbërrij për Muller, dhe gjermani të largohet nga Bayern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat