Visar Bekaj drejt Besiktas?

Futboll

Visar Bekaj drejt Besiktas?

Më: 30 janar 2020 Në ora: 20:13
Visar Bekaj

Portieri i kombëtares së Kosovës dhe skuadrës së Prishtinës, Visar Bekaj, mund të largohet nga Superliga e Kosovës.

Bekaj lidhej me një kalim të mundshëm drejt Gjermanisë gjatë merkatos së verës, por marrëveshja dështonte, duke bërë që portieri të mbetet te Prishtina.

Së fundmi, faqja zyrtare e Prishtinës shkruan se Bekaj po vëzhgohet nga gjiganti turk, Besiktas.

Në miqësoren e luajtur mes Prishtinës dhe Ordbasy, prezent ka qenë edhe skauti i Besiktas, i cili vëzhgonte Visarin.

Mbetet të shihet nëse gjiganti turk do të nis ndonjë ofertë drejt zyrave të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat