MD: Ja pse Messi nuk po nënshkruan kontratë afatgjate me Barcelonën

Futboll

MD: Ja pse Messi nuk po nënshkruan kontratë afatgjate me Barcelonën

Më: 31 janar 2020 Në ora: 10:45
Messi

Kohëve të fundit është zbuluar se Lionel Messi ka një klauzolë të çuditshme në kontratën e tij me Barcelonën, që i lejon largimin në çdo kohl pas moshës 30 vjeçare.

Kontrata e argjentinasit me Barcelonën skadon verën e ardhshme, por ai ka të drejtën të largohet gjatë verës nga kampionët e La Ligas.

Barcelona vazhdon të qëndrojë e qetë, me Messin që ka thënë se nuk po e mendon largimin.

Mundo Deportivo shkruan se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, i pëlqen të vazhdojë kontratën në çdo vit, duke u bazuar në formën e tij.

Messi konsideron se do të ishte përqeshje për fanellën e Barcelonës, nëse vazhdon të qëndrojë dhe nuk do të ishte në gjendje të ndihmonte ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat