Leicester dhe Chelsea bëhen gati për derbin në Premierligë, formacionet

Futboll

Leicester dhe Chelsea bëhen gati për derbin në Premierligë, formacionet

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Skuadra e Leicester Cityt do të luajë si vendase kundër Chelseat sot, me synimin për t’u kthyer fuqishëm nga zhgënjimi që e pësoi në mesjavë, kur e humbin ndeshjen kundër Aston Villas dhe rrjedhimisht një vend në finalen e Carabao Cup.

Leicester City do ta presë skuadrën e Chelseat në stadiumin King Power sot në orën 13:30, për ndeshjen që do të jetë e vlefshme për xhiron e 25-të të sezonit 2019/20 të Premierligës

Pasi s’ka arritur të sigurojë fitore në dy ndeshjet e fundit të Premierligës, Te Kaltrit e Londrës janë nisur për në King Power me qëllimin për ta zvogëluar dallimin me Leicesterin në tabelën e Premierligës.

Për momentin, Leicester radhitet në pozitën e tretë me 48 pikë të fituara (24 ndeshje, 15 fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje), ndërsa Chelsea radhitet në vendin e katërt (24 ndeshje, 12 fitore, katër barazime dhe tetë humbje).

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat