Juve sfidon dy shqiptarët e shumëkërkuar, Dybala ul në stol Higuain

Futboll

Juve sfidon dy shqiptarët e shumëkërkuar, Dybala ul në stol Higuain

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Juventusi kundër dy shqiptarëve, që po shkëlqejnë në Serie A këtë sezon: Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani. “Zonja e Vjetër” do të jetë mysafire në fushën e Hellas Verona. Prej orës 20:45, një nga sfidat e javës së 23-të të kampionatit italian do të ngërthejë intertesin e shtuar të tifozëve të futbollit. Kryesuesit do të sfidojnë një nga zbulimet e mëdha të këtij kampionati.

Sarri po përgatitet ta lërë Gonzalo Higuain në pankinë dhe të hedhë Douglas Costa në fushë, si pjesë e “tridentit” ofensiv, ku Dybala do të veprojë si një “9” fals, me Cristiano Ronaldo në pozicionin e paprekshëm, në të majtë. Ramsey mbetet jashtë, gjithashtu. Bentancur në mesfushë me Pjanic dhe Rabiot. Ky i fundit ka fituar balotazhin me francezin tjetër, Matuidi. Mbrojtje klasike bardhezi në këtë transfertë, me Cuadrado dhe Alex Sandro në krahë, si dhe dyshen qendrore De Ligt-Bonucci.

Te Hellas Verona, dy shqiptarët tanë janë të paprekshëm. Vendësit pritet të kenë një sulm pa pikë referimi, të udhëhequr nga Verre, i mbështetur nga Pessina dhe Zaccagni. Amrabat kthehet nga skualifikimi. Biletat për krejt “Bentegodi” janë shitur tashmë, teksa stadium në fjalë është gati të buçasë në Verona-Juve.

Formacionet e mundshme
VERONA (3-4-2-1): Silvestri; Rrahmani, Gunter, Kumbulla; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Pessina, Zaccagni; Verre. Trajner: Juric
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, A. Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Douglas Costa, Dybala, C. Ronaldo. Trajner: Sarri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat