Messi i fsheh problemet e klubit...

Futboll

Messi i fsheh problemet e klubit...

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 13:04
Messi i fsheh problemet e klubit...

Barcelona është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë për momentin, pasi që sezoni 2019/20 nuk i ka shkuar deri më tani ashtu siç ishte planifikuar.

Katalunasit reaguan ndaj kësaj situate duke e ndërruar trajnerin – e shkarkoi Ernesto Valverden, që e fitoi dy herë radhazi titullin e La Ligës, për ta sjellë Quique Setien.

Ndërkohë, Real Madridi ua ka marrë vendin në krye të tabelës së ligës elitare të futbollit spanjoll.

Pak pas shkarkimit të Valverdes, Messi dhe e ardhmja e tij u vunë në qendër të vëmendjes shkaku i zënkës publike të yllit argjentinas me drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidalin.

Abidal kishte sugjeruar se disa lojtari nuk kishin punuar mjaftueshëm para shkarkimit të Ernesto Valverdes në janar, Messi ia ktheu kritikën me kritika, duke rritur dyshimet për të ardhmen e tij në Camp Nou.

Ish-sulmuesi brazilian i Barcelonës, Malcom, beson se Lionel Messi i fsheh problemet e klubit katalonas, megjithatë insiston se argjentinasi nuk është i vetmi në Camp Nou që sigurohet që klubi të mbetet “i madh” edhe në kohët e vështira.

 “A i ndihmon Messit Barcelonës t’i fshehë problemet? Por, disa prej tyre. Por, bashkë me Leon janë edhe Luis Suarez, Antoine Griezmann, Ivan Rakitic, Frenkie De Jong, Arthur Melo, Arturo Vidal.. shumë lojtarë të tjerë. Nuk është vetëm Leo, por është i gjithë grupi”, ka thënë Malcom.

“Leo është lojtari më i mirë në botë. Nganjëherë ai bën gjëra të çmendura dhe i ndihmon shumë Barcelonës. Për këtë arsye kur njerëzit flasin për Barcelonës, ata flasin për Leon. Është normal kur i merr parasysh të gjitha gjërat që ai i bën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat