Real Madridi përgatit ofertë mbi 200 milionë euro për Raheem Sterling

Futboll

Real Madridi përgatit ofertë mbi 200 milionë euro për Raheem Sterling

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 10:22
Raheem Sterling

Real Madridi do të hidhet në sulm me të gjitha forcat për ta blerë yllin anglez Raheem Sterling nga Manchester City, duke u përpjekur ta shfrytëzojë përjashtimin e gjigantit anglez nga Liga e Kampionëve si mundësi më të lehtë për ta arritur qëllimin.

Sipas mediave angleze, Reali është duke e përgatitur një ofertë marramendëse, në vlerë 216 milionë euro, për ta transferuar Sterlingun.

Gjiganti spanjoll ndien se përjashtimi i Manchester City për dy vjet nga garat evropiane, do të ndikojë në vendimin e yllit anglez për të dëshiruar të kalojë në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi 25-vjeçar i ka edhe tri vjet në kontratën aktuale me Cityn.

Ai ka pagë të majme javore, 360 mijë euro, edhe pse në nëntor i nisi bisedimet për ta rritur atë në 540 mijë euro.

City do t’i humbasë 205 milionë euro nëse vendimi për përjashtim nga Liga e Kampionëve mbetet në fuqi. Dhe pa këto të hyra, vështirë që paga e Sterling mund të rritet.

Sterling nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur jashtë vendit gjatë karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat