Betim Haxhimusa trim i Dritës, Gjilani qëllon shtyllat! - Bota Sot
Betim Haxhimusa trim i Dritës, Gjilani qëllon shtyllat!

Futboll

Betim Haxhimusa trim i Dritës, Gjilani qëllon shtyllat!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 14:31
Pamje

Sulmuesi nga Ferizaj, Betim Haxhimusa, është trim i fitores së Dritës nga Gjilani.

Drita fiton derbin më të madh në vend me rezultat 2:0, ndaj rivalit të përbetuar dhe të të njëjtit qytet, Gjilani. Derbi më i madh në vend u përcjellë nga rreth 5 mijë shikues, në njërën anë tifozët “Intelektualët” e Dritës dhe në anën tjetër “Skifterat” e Gjilanit, dhuruan spektakël.

Haxhimusa, një sulmues i pandalshëm, me dy golat e tij e shkatërroi Gjilanin. Në minutën e 4-të, Drita me fat,   aleat i saj shtylla kur e ndali goditjen nga gjuajtja e lirë te Gerhard Prognit. Në minutën e 27-të, brenda 3 sekondash goditet dy herë shtyllën e Dritës dhe në të dyja Plaku.

Në fund të pjesës së parë, Namani i Dritës i pafat, goditja e tij ndalet nga shtylla. Në pjesën e dytë zhbllokohen shifrat, Betim Haxhimusa, me kokë shënon për 1:0 në minutën e 65-të.

Sërish Haxhimusa, si lokomotivë, shënon për fitoren e madhe 2:0 në minutën 77-të. Drita ngritët në vend të dytë me 34 pikë, sa ka edhe Prishtina në pozitën e tretë dhe Gjilani është në të katërtin me 32 dhe Ballkani kryeson me 37 sosh pas 18 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat