Rrahmani fantastik, ja çka bëri në barazimin e Veronas

Futboll

Rrahmani fantastik, ja çka bëri në barazimin e Veronas

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:46
Pamje nga ndeshja

Hellas Verona arriti një barazim pa gola ndaj Udineses në Friulli, ndërsa kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani bëri një tjetër paraqitje fantastike.

Në pjesën e parë ishte Verona ajo që e dominoi ndeshjen dhe krijoi raste më të shumta shënimi. Por, në pjesën e dytë ishin vendësit që luajtën më mirë dhe ishin më të rrezikshëm, duke qenë se janë në një pozitë që nuk iu garanton qëndrimin në ligë.

Rrahmani kishte një detyrë të vështirë sot, që të ndalte sulmuesin Stefano Okaka. Dhe, ia doli me shumë sukses, shkruan Periskopi.

Disa nga ndërhyrjet e tij dhe nga rastet e kësaj ndeshjeje mund t’i shihni në videon e mëposhtme.

Kujtojmë se Rrahmani ka qenë mbrojtësi i vetëm te ekipi i tij që ka luajtur në secilën ndeshje, por i cili prej vitit të ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit të Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat