Puyol: Messi mund të luajë deri në moshën 38 vjeç - Bota Sot
Puyol: Messi mund të luajë deri në moshën 38 vjeç

Futboll

Puyol: Messi mund të luajë deri në moshën 38 vjeç

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 11:11
Puoyl

Carles Puyol ka thurur elozhe për ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messi.

Ish-mbrojtësi, Puyol, u shpreh se Messi mund të luajë deri në moshën 38 vjec, pasi e ka potencialin për ta bërë këtë gjë.

Argjentinasi gjatë këtij sezoni ka realizuar 14 gola dhe 12 asistime në La Liga, çka po e dëshmon se vitet për të momentalisht janë vetëm numër.

‘’Messi është 32 vjeçar dhe një lojtar që kujdeset aq shumë për vetën e tij sa mund të luajë deri në moshën 38 vjeçare’’, u shpreh ish-reprezentuesi 

‘’Pse duhet ta mendojmë Barçen pa Messin kur ai është ende aty. Ne duhet të fitojmë sa më shumë përderisa e kemi atë në skuadër’’, përfundoi 41-vjeçari.

Messi gjatë verës mbush 33 vjet, me çka ka bërë drejtuesit dhe tifozët të shqetësohen për gjetjen e zëvendësimit afatgjatë të tij.

Ditë më parë u përfol për një largim të yllit argjentinas nga ‘Camp Nou’ pas problemeve me drejorin sportiv, Eric Abidal, por që siç duket atmosfera e mirë është rikthyer sërish në kampin blaugran. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat