Solskjaer i përgjigjet ashpër agjentit të Pogbas - Bota Sot
Solskjaer i përgjigjet ashpër agjentit të Pogbas

Futboll

Solskjaer i përgjigjet ashpër agjentit të Pogbas

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 11:57
Solskjaer dhe Pogba

Mesfushori po përflitet gjatë për largim nga Mancesteri, ku si shkaktar i saj po del të jetë agjenti i futbollistit, Mino Raiola.

Solskjaer ka bërë të ditur se Pogba momentalisht është lojtar i tyre, kështu që ka paralajmëruar Raiolan që të mos flasë për të ardhmën e futbollistit, pasiqë lojtari është ende pjesë e skuadrës që ai drejton

I pyetur për gjendjen e francezit në Old Trafford, norvegjezi u shpreh: ‘’Është e sigurtë se nuk kam folur ende me Raiolan, po ashtu nuk kam diskutuar as me Pogban për t’i thënë se ai është lojtari i yni, jo i Minos (Raiola)’’, u shpreh tekniku në konferencën për shtyp para ndeshjes me Chelsean.

Ai më tutje vazhdoi duke thënë se do të dëshironte 26-vjecari të vazhdonte të luante edhe më tutje për ta.

Reprezentuesi i Francës nuk udhëtoi fare me skuadrën për pushim në Spanjë, fakt ky që ka ngjallur edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm të tij në drejtim të Real Madridit.

Pogba iu bashkua ‘’Djajve të Kuq’’ në vitin 2016 nga Juventusi për një shifër marramendëse prej 102 milionë eurove.

Gjatë këtij sezoni lojtari ka regjistruar 7 paraqitje në Premierligë, në të cilat ka dhuruar dy asistime për bashkëlojtarët.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat