Gullit ka një parashikim të keq për bashkëkombësin e tij Van Dijk

Futboll

Gullit ka një parashikim të keq për bashkëkombësin e tij Van Dijk

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:12
Ruud Gullit

Legjenda e futbollit holandez, Ruud Gullit, mendon se ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk, nuk do ta fitojë kurrë Topin e Artë, edhe pse ishte afër ta mposhtte Lionel Messin në garë për të në vitin 2019. Gullit beson se mbrojtësit do të injorohen në votimet për këtë çmim në të ardhmen.

12 muaj mahnitës nga qendërmbrojtësi holandez bënë që ai të ishte në mesin e tre kandidatëve kryesorë për çmimin më prestigjioz individual.

Van Dijk u shpall Lojtari më i Mirë i UEFA-s, por u mund për pak nga legjenda e Barcelonës, Lionel Messi për çmimin e më të mirit të FIFA-s dhe për Topin e Artë.

Gullit druhet se 28-vjeçari nuk do ta ketë kurrë një mundësi më të mirë për t’u shpallur më i miri i botës, sepse beson se lojtarët që luajnë në pozitën e tij nuk do të vlerësohen njësoj si tjerët nga elita globale.“Mesazhi i Topit të Artë ishte se ai nuk do ta fitojë atë kurrë”, tha Gullit për JOE.

I pyetur nëse Van Dijk është dashur ta fitonte para Messit, ish-ylli i Milanit dhe Chelseat tha: “Po, mendoj se është dashur. Por, e dini, nuk mund të thuash se Messi nuk e ka merituar. Por ky ka qenë rasti më i mirë për një mbrojtës për ta fituar atë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat