Jurgen Kloop ka pak dilema, për të mos thënë aspak për ndeshjen e sotme kundër Atletikos së Madridit.
Trajneri kampion i Europës do të zbresë në fushën e lojës me ekipin më të mirë dhe e ka luksin që të mos bëjë llogari.
Diferenca e madhe që ka me skuadrat ndjekëse në kampionatin anglez e lejon që të aktivizojë lojtarët më të mirë dhe të ecë i sigurt në Ligën e Kampioneve.
Në sulm do të jetë treshja e frikshme Mane-Salah-Firmino, ndërsa në mesfushë Fabinjo përpara mbrojtjes do të mbështetet nga Henderson-Vajnaldum.